Flet shqiptarja e vetme në flotiljen drejt Gazës: Jemi 100 mjekë dhe gazetarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.10.2025, 09:38

Albulena Fazliu është mjeke dhe shqiptarja e vetme në një grup anijesh, të quajtura Global Sumud Flotilla, që po udhëton në Mesdhe për të dërguar ndihma humanitare për Gazën.

Një pjesë e anijeve që arritën disa qindra milje detare nga bregu i Gazës u ndaluan nga ushtria izraelite dhe personat në to, mes tyre edhe politikanë të lartë, u ndaluan. Por përpjekja e këtyre aktivistëve për të arritur në Gaza nuk ka reshtur

“Izraeli, përveç se bombardon civilët, mes tyre edhe një numër të madh fëmijësh, po ashtu ndalon hyrjen e ndihmave në Palestinë. Kjo nismë përfshin një valë të parë anijesh, e cila kishte rreth 43 anije. Në këto anije jemi afërsisht 100 mjekë dhe gazetarë, në shenjë simbolike për mjekët dhe gazetarët të cilët vriten në mënyrë sistematike nga shteti i Izraelit”.

Ajo tregon gjithashtu se situata në Gaza është alarmante. “Sistemi shëndetësor është në buzë të kolapsit. Po ngarkohet gjithmonë e më shumë çdo ditë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit