LSDM: Orce Gjorgjievski dhe OBRM-PDUKM, keqpërdorën edhe Maratonën e Shkupit

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.10.2025, 08:56

Orce Gjorgjievski, kryetari aktual i Kisella Vodës dhe kandidat i OBRM-PDUKM-së për Shkupin si dhe 17 kandidatë të tjerë, hapën sot Maratonën e Shkupit.

Për këtë ka reaguar partia opozitare LSDM.

"Në çfarë cilësie dhe pse u zgjodh Orce kur ai nuk ka të bëjë fare me maratonën", pyesin nga LSDM.

“Përgjigja është e qartë kur bëhet fjalë për fushatën e ndyrë dhe abuzimet e OBRM-PDUKM-së, shoku i tij i partisë nga Ministria e Sportit, Borko, vendosi ta ndihmojë Orcen në garën zgjedhore dhe ta paraqesë atë si një tifoz të madh të sportit që hap Maratonën e Shkupit. Kjo është një shkelje e rëndë e rregullave zgjedhore dhe konfirmon angazhimet e rreme të OBRM-PDUKME-së për një fushatë të drejtë. LSDM dhe koalicioni reagojnë më fuqishëm ndaj këtij abuzimi dhe do të njoftojnë të gjitha autoritetet përgjegjëse për monitorimin e fushatës. Dhe një mesazh për OBRM-PDUKM-në e frikësuar, jepeni të paktën një herë, zhvilloni një garë të pastër zgjedhore, pa dredhi, lëreni popullin të vendosë lirisht”, thuhet në deklaratën e LSDM-së.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit