Diaspora vazhdon të mbajë ekonominë e Kosovës: Në 2024 dërguan mbi 1.3 miliardë euro

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 05.10.2025, 17:43

Diaspora vazhdon të jetë një nga motorët kryesorë të ekonomisë së vendit.

Gjatë vitit 2024, mërgimtarët i kanë dërguar në Kosovë hiç më pak se 1 miliard e 355 milionë euro, sipas raportit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, “Vjetari Statistikor”.

Vendi prej nga vijnë më së shumti remitanca është Gjermania, me 33.5 milionë euro, ndërsa pas saj renditet Zvicra me 20 milionë euro.

Që nga viti 2014, remitancat kanë shënuar një rritje të vazhdueshme. Në atë vit, shuma e parave që erdhën në Kosovë ishte 622.3 milionë euro, ndërsa në vitin 2021, për herë të parë u arrit shifra prej 1 miliard eurosh.

Ky trend tregon rëndësinë e diasporës për zhvillimin ekonomik të Kosovës dhe për stabilitetin financiar të shumë familjeve në vend.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit