Për atentatin ndaj Isuf Jaçajt u përdorën 800 gr tritol, shtrihen hetimet dhe në Tiranë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.10.2025, 15:50

Zbardhen detaje të reja nga atentati i ndodhur në Sarandë ndaj 58-vjeçarit Isuf Jaçaj. Nga hetimet paraprake rezulton se në ngjarje u përdorën rreth 800 gram tritol, ndërsa kontrollet dhe shoqërimet vazhdojnë edhe në Tiranë.

Policia ka shoqëruar 10 persona për t’u pyetur lidhur me ngjarjen, ndërsa dyshohet se atentati u ekzekutua nga dy autorë. Si pjesë e hetimeve, forcat e rendit kanë marrë në pyetje edhe banorë të lagjes nr. 3, ku ndodhi shpërthimi. Mësohet se hetimet janë shtrirë edhe në Tiranë.

Jaçaj ishte një person me precedentë penalë që prej viteve ’90 dhe ishte përfshirë në disa ngjarje të dhunshme në qytetin bregdetar. Hetimet e deritanishme e fokusojnë pistën e hakmarrjes direkte ndaj familjes Jacaj, si pasojë e konflikteve të hapura gjatë kësaj vere. Grupi hetimor ka rrethuar zonën dhe po shqyrton pamjet e kamerave të sigurisë për të identifikuar autorët.

Banorët e lagjes nr. 3 rrëfejnë tmerrin e përjetuar nga shpërthimi i fuqishëm. Dy të moshuara shprehen se ngjarjet kriminale të shpeshta po e bëjnë gjithnjë e më të vështirë jetën dhe sigurinë në Sarandë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit