Te terminali i Korçës, 60-vjeçari bie pa ndjenja në rrugë dhe humb jetën

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.10.2025, 15:04

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 11:00 paradite në lagjen 18 të qytetit të Korçës, pranë terminalit të autobusëve. Një 60-vjeçar ka humbur jetën papritur teksa po kalonte në vijat e bardha, duke u rrëzuar pa ndjenja në mes të rrugës.

Ambulanca mbërriti menjëherë në vendngjarje, por fatkeqësisht mjekët nuk mundën të ofronin ndihmë, pasi 60-vjeçari ishte tashmë i pajetë. Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se vdekja e të moshuarit ka ardhur për shkaqe natyrale.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes. Trupi i pajetë i të ndjerit pritet t’i nënshtrohet ekspertizës mjeko-ligjore për të përcaktuar shkakun e saktë të vdekjes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit