Një episod thuajse surreal ka ndodhur në Nikël, ku një shtetas egjiptian, dukshëm i papërgatitur për “ritmet e jetës” në këtë zonë, ka vendosur të ndërmarrë një hap të pamatur dhe, fatmirësisht, ka përfunduar në duart e policisë para se të përfundonte në ndonjë dorë të rrezikshme.
Sipas informacionit paraprak, kreu dy vjedhje një në zonën e Niklës dhe një në atë të Qerekës, , por “opsioni i tij për të kaluar pa u vënë re” nuk funksionoi. Falë vigjilencës së policisë që duket se më në fund e mori veten seriozisht por vetëm këtë herë, hajduti u arrestua.
Zona e Niklës dhe Fushë-Krujës kanë një histori të njohur për rrezikshmëri të lartë: shpërthime tritoli, vjedhje, figura të errëta të botës së krimit, vrasje dhe shumë ngjarje të tjera kriminale. Për më tepër, banorët e këtyre zonave janë mësuar të dëgjojnë emrin e çunave të Niklës në mediat ndërkombëtare, ku rasti më i fundit ishte arrestimi i Edison Pulës nga Nikla në Francë, hajduti serial i shtëpive franceze.
Në fund, duket se për një herë, policia ka qenë në vendin e duhur në kohën e duhur një luks që qytetarët nuk mund ta marrin gjithmonë si të mirëqenë.
Lajm i TVA News!