Raporti i KLSH: 46% e barnave për kancer nuk u janë dhënë pacientëve të Onkologjikut

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.10.2025, 14:03

Raporti i fundit i Kontrollit të Lartë të Shtetit (KLSH) tregon se 46% e barnave të përdorura për trajtimin e sëmundjeve tumorale nuk janë shfrytëzuar për pacientët që vuajnë nga sëmundjet malinje. Kjo tregon një keqpërdorim ose mosmenaxhim të resurseve mjekësore, duke penguar trajtimin adekuat të pacientëve në nevojë.

Gjithashtu, raporti evidenton se paisjet teknike të përdorura për terapitë onkologjike nuk janë mirëmbajtur dhe nuk kanë kaluar rikontrolle që nga momenti i regjistrimit të tyre në sistem. Mungesa e këtij procesi ka bërë që pajisjet të mos funksionojnë saktë dhe me besueshmëri brenda parametrave teknikë të kërkuar.

Kontrolli i KLSH-së në ambjentet e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka konstatuar se sektori i trajtimit të pacientëve tumorale disponon vetëm paisje manuale dhe jo të specializuara. Kjo ka rritur ndërhyrjet manuale nga personeli, duke sjellë mungesa të barnave dhe gabime të pacaktuara, të cilat janë të vështira për t’u gjurmuar dhe menaxhuar.

Pjesë nga raporti i KLSH-së

Nga verifikimet e kryera më datë 28.02.2025 në Farmacinë Qendrore dhe më date 13.03.2025 në Blloqet Farmaceutike, në kuadër të kontrollit të inventarëve fizikë dhe krahasimit me të dhënat në sistem për barnat që përdoren në trajtimin e sëmundjeve tumorale, u konstatua se për barin “Doxorubicin” 50 mg (2mg/ml) – flakon, ndonëse sasia fizike në përputhje me regjistrimet në sistem, data e skadencës e shënuar në sistem nuk përputhej me atë të verifikuar fizikisht.

Bazuar në të dhënat e vëna në dispozicion nga Sektori i Shpërndarjes mbi importin e barnave, rezulton se nga 253 barna antitumorale të autorizuara për tregtim në Republikën e Shqipërisë, 116 prej tyre ose në masën 46%, nuk janë importuar në asnjë rast gjatë periudhës së auditimit janar 2021-mars 2025. Kjo situatë mbart risqe potenciale mbi efikasitetin e mekanizmave ekzistues.

Nga auditimi i kryer në Sektorin e Kapave në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, u konstatua se ky sektor disponon vetëm pajisje manuale dhe jo pajisje të specializuara dhe të automatizuara për përgatitjen, dozimin dhe përzierjen precize të barnave citostatike. Mungesa e automatizimit e bën procesin plotësisht të varur nga ndërhyrja manuale e personelit, çka rrit ndjeshëm mundësinë për devijime në sasi, kontaminim të mundshëm të përgatitjeve, apo gabime në përzierje që nuk janë lehtësisht të gjurmueshme dhe mund të sjellin mungesë të efikasitetit terapeutik. Për më tepër, nga informacioni i vendosur në dispozicion, rezulton se pajisjet teknike të sektorit nuk janë mirëmbajtur apo kalibruar që nga momenti i futjes së tyre në inventar, proces ky që do të garantonte funksionimin e tyre në mënyrë të saktë, të besueshme dhe brenda parametrave të paracaktuar teknikë”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit