I armatosuri përplas disa makina në Sauk, plagoset polici dhe gruaja e tij

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.10.2025, 13:01

Një ngjarje e rëndë është shënuar pasditen e sotme në afërsi të zonës së Saukut, ku një person i armatosur është ndjekur nga forcat “Shqiponja”. Gjatë ndjekjes, i dyshuari ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka shkaktuar disa përplasje me automjete të tjera, përfshirë edhe një motor. Si pasojë e aksidentit, një efektiv policie jashtë shërbimit dhe bashkëshortja e tij kanë mbetur të plagosur.

Polici ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është transportuar me urgjencë në spital për ndihmë mjekësore. Edhe bashkëshortja e tij ka pësuar dëmtime, por raportohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Autori është neutralizuar dhe arrestuar nga forcat policore, të cilat i kanë gjetur në posedim një armë zjarri. Nuk dihen ende motivet e ngjarjes, ndërsa hetimet vijojnë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit