Nëna e Lamine Yamal bëhet “yll” në Londër, fansat paguajnë deri në 360 euro për të darkuar me të

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 05.10.2025, 11:32

Sheila Eban, nëna e talentit të Barcelonës dhe Kombëtares së Spanjës, Lamine Yamal, po tërheq vëmendjen e mediave ndërkombëtare jo për shkak të djalit të saj në fushën e lojës, por për një iniciativë mjaft të pazakontë.

Sipas “Daily Mail”, Eban ka vendosur të organizojë një mbrëmje gala në Londër, ku fansat mund të paguajnë për të darkuar me të. Ngjarja do të zhvillohet më 7 nëntor, në kuadër të festave të fundvitit, dhe është e hapur vetëm për personat mbi 18 vjeç.

Platforma Eventbrite ka publikuar njoftimin zyrtar, duke e përshkruar eventin si “një mundësi ekskluzive për të takuar nënën e një prej futbollistëve më të mirë në botë”. Organizuar nga “JEN C Events”, mbrëmja pritet të ketë një atmosferë festive, me darkë me tre pjata, muzikë dhe mundësi për foto me të ftuarën speciale.

Çmimet e biletave variojnë nga 150 deri në 360 euro, në varësi të paketës. Bileta standarde përfshin një pije mirëseardhjeje dhe darkën, ndërsa ajo më e shtrenjta, e quajtur “VIP Experience” ofron pije të pakufizuara dhe foto personale me Sheila Eban. Kjo kategori, sipas raportimeve, është shitur plotësisht.

Vetëm 18-vjeç, Lamine Yamal ka fituar zemrat e tifozëve me paraqitjet e tij të jashtëzakonshme te Barcelona dhe Spanja. Megjithatë, duket se tani është radha e nënës së tij për të qenë në qendër të vëmendjes këtë herë, jashtë fushës së futbollit.

Ky event shihet si një formë moderne e marketingut personal që lidh botën e sportit me industrinë e eventeve luksoze, duke treguar se në epokën e rrjeteve sociale edhe familjarët e yjeve të futbollit mund të kthehen në figura publike me ndikim.

Duket se “ylli” i shtëpisë Yamal nuk ndriçon më vetëm në “Camp Nou”, por tani edhe në skenat e Londrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit