30-vjeçari shkodran paraqitet në spital me plagë nga armë zjarri

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.10.2025, 09:50

Një 30-vjeçar është paraqitur mëngjesin e sotëm në Spitalin Rajonal të Shkodrës me plagë të marra nga armë zjarri. Ngjarja është raportuar rreth orës 07:30, ndërsa i plagosuri është identifikuar si shtetasi A. L. Burime nga policia bëjnë me dije se dyshohet se ai është vetëplagosur aksidentalisht.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ku kanë gjetur edhe armën e zjarrit të përdorur, një automatik. Arma është sekuestruar si provë materiale dhe po i nënshtrohet ekzaminimeve balistike.

Policia vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Po ashtu, po verifikohet nëse arma ishte në posedim të paligjshëm dhe nëse ka pasur persona të tjerë të përfshirë në incident.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit