U vra në atentat, “Bushi” i Sarandës kishte një të kaluar të trazuar

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 05.10.2025, 09:17

Një ngjarje e rëndë tronditi qytetin e Sarandës mbrëmjen e kaluar, ku një shpërthim me tritol i mori jetën 58-vjeçarit Isuf Jacaj, i njohur ndryshe me nofkën "Bushi". Ngjarja ndodhi rreth orës 22:50 në lagjen nr. 3, ku lënda plasëse ishte vendosur në një automjet tip Toyota në pronësi të viktimës. Jacaj, i cili ndodhej brenda në momentin e shpërthimit, humbi jetën në vend.

Isuf Jacaj ishte një emër i njohur për policinë, me një të kaluar me vepra penale që përpara viteve 2000. Ai kishte mbetur i plagosur në disa përplasje të mëparshme dhe i kishte shpëtuar një atentati me armë në vitin 2011. Në korrik 2022 u arrestua pas një konflikti tjetër, ndërsa vitet e fundit ishte aktiv në turizëm, duke transportuar turistë me skaf në bregdetin e jugut.

Pista kryesore që po hetohet nga policia është ajo e hakmarrjes, pasi vetëm tre muaj më parë, djali i viktimës, Klaus Jacaj, iu shpërthye makina me tritol, ndërsa ndodhej nën hetim për përfshirje në një ngjarje të rëndë ku u plagosën dy persona. Autoritetet po vijojnë punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit