Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e sotme qytetin e Sarandës.
Raportohet se pak minuta më parë është dëgjuar një shpërthim i fuqishëm në lagjen nr. 3, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.
Në vendngjarje, policia ka gjetur një automjet tip fuoristradë të shkatërruar, ndërsa brenda tij është zbuluar një trup i pajetë.
Nga shpërthimi janë dëmtuar disa biznese përreth si dhe një tjetër automjet i parkuar afër.
Forca të shumta policie dhe ekspertë të anti-eksplozivit ndodhen aktualisht në terren për të përcaktuar shkakun dhe rrethanat e shpërthimit.
Identiteti i viktimës ende nuk është konfirmuar.