UEFA paralajmëron serbët: Çdo trazirë kundër kuqezinjve mund t’ju çojë në dy vite pezullim

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.10.2025, 18:17

Më 11 tetor, stadiumi i Leskovacit do të kthehet në skenën e një prej dueleve më të ndezura të kualifikueseve të Botërorit. Serbia pret Shqipërinë, në një përballje që shkon përtej tre pikëve dhe që sjell menjëherë në kujtesë ngjarjet dramatike të Beogradit vite më parë.

Autoritetet serbe gjenden përballë një testi vendimtar. UEFA ka paralajmëruar se çdo incident, provokim apo trazirë në tribuna, mund të kushtojë shtrenjtë: nga përjashtimi i Serbisë nga kualifikueset, deri te një pezullim afatgjatë deri në dy vite. Një penalitet i tillë do të ishte një goditje e rëndë jo vetëm sportive, por edhe imazhit të futbollit serb në arenën ndërkombëtare.

Nga ana tjetër, kuqezinjtë vijnë të motivuar për të bërë historinë. Pas rezultateve të mira të kohëve të fundit, Shqipëria synon të marrë pikë të çmuara në transfertën më të nxehtë të grupit. Presioni në Leskovac është i madh, jo vetëm për futbollistët, por edhe për organizatorët, të cilët duhet të garantojnë siguri totale dhe një atmosferë sportive.

Të gjitha shenjat tregojnë se kjo nuk do të jetë një ndeshje si të tjerat. Serbia luan jo vetëm për pikë, por edhe për të shpëtuar imazhin dhe për të mos humbur mundësinë e Botërorit. Ndërkohë, Shqipëria kërkon të tregojë se ëndrra e madhe e kualifikimit nuk është më thjesht një fantazi, por një objektiv real.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit