Palestra e gjimnazit në Divjakë në gjendje të mjerueshme, dërrasa të thyera e kalbura

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.10.2025, 17:53

Një nxënës i gjimnazit “Miti Zoi Zaka” në Divjakë ka denoncuar në redaksinë tonë gjendjen alarmante të palestrës së këtij institucioni arsimor.

Pamjet tregojnë kushte të papërshtatshme dhe të rrezikshme për nxënësit gjatë orëve të edukimit fizik.

Palestra, që përdoret për aktivitetet sportive të shkollës, ndodhet në një gjendje të degraduar. Dyshemeja është e mbuluar me dërrasa të thyera dhe të kalbura, muret janë të mykura dhe të mbuluara me papastërti, ndërsa mungesa e mirëmbajtjes është evidente në çdo cep të saj.

Nxënësit kanë shprehur shqetësimin për mungesën e sigurisë në këtë ambient, duke theksuar se kushtet jo vetëm që nuk nxisin zhvillimin fizik të nxënësve, por përbëjnë rrezik për shëndetin dhe sigurinë e tyre.

Ata kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga Bashkia dhe Ministria e Arsimit për të garantuar kushte minimale për një proces mësimor të sigurt dhe dinjitoz.

Denoncimi i nxënësit:

Kjo video eshte bere n gjimnazin miti zoi zaka divjake Kushtet t tmerrshme. Ne oren e fiskultures

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit