Një situatë që tronditi banorët e lagjes ka mbërritur në redaksinë tonë, duke ndezur shqetësime serioze për sigurinë e fëmijëve.
Një qytetar ka vënë re një individ me sjellje të dyshimtë, i cili qarkullonte për rreth 20-30 minuta pranë lokaleve dhe zonave të mbushura me lodra të fëmijëve.
Sipas denoncimit, personi është parë duke urinuar pranë lodrave të fëmijëve, ndërkohë që fëmijët e vegjël e shihnin nga larg. Ngjarja ka shkaktuar një ndjesi të fortë pasigurie dhe indignimi tek prindërit dhe banorët e zonës.
Një kujtesë e qartë se absurditeti dhe turpi mund të kenë fytyrë njerëzore dhe në këtë rast, ajo fytyrë është plotësisht e neveritshme.