“Rruga “Idriz Dollaku” përmbytet me një pikë shi, uji na futet në shtëpi, bashkia Tiranë hesht”

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.10.2025, 15:32

Një problematikë e vazhdueshme shqetëson banorët e rrugës “Idriz Dollaku” në lagjen Ali Demi të Tiranës. Edhe pse ky segment rrugor është raportuar më shumë se 100 herë për shkak të përmbytjeve dhe kushteve të këqija, as Bashkia Tiranë dhe as njësia administrative nuk kanë dhënë përgjigje apo nuk kanë ndërhyrë për të zgjidhur situatën.

Banorët tregojnë se uji grumbullohet deri në oborret e shtëpive, duke krijuar një rrezik të veçantë për familjet që jetojnë aty, sidomos për fëmijët e vegjël. Ata i bëjnë thirrje urgjente institucioneve që të marrin masa dhe të përmirësojnë infrastrukturën në rrugën “Idriz Dollaku”, për të garantuar sigurinë dhe kushte më të mira jetese në këtë pjesë të kryeqytetit.

“Dhe pse është raportuar 100 herë ky segment rrugor, Rruga Idriz Dollaku, Ali Demi, asnjëri nga bashkia Tiranë apo njësia nuk përgjigjet për të ardhur dhe për ta rregulluar si problematik. Kur bie shi uji futet në oborrin e shtëpisë, jemi me fëmijë të vegjël dhe duhet t’i marrim në krah për të kaluar oborrin”, shkruan banori i zonës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit