Dhuna dhe të shtënat me armë në Belsh trondisin qytetarët, Policia hesht

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.10.2025, 14:51

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur ditën e djeshme në qytetin e Belshit, ku të shtëna me armë janë dëgjuar pranë derës së shkollës.

Sipas denoncimit të një qytetareje që ka fëmijë në shkollën ku ka ndodhur konflikti, shtetasi me iniciale E.N ka tentuar të plagosë me armë zjarri djemtë e një personi të njohur si oligark i zonës, S.F.

Në përpjekje për të qëlluar, nipi i shtetasit nuk ka arritur t’i godasë djemtë, të cilët kanë arritur të ikin me vrap. Në reagim, E.N ka shkatërruar makinën tip GLE me targë AB007, që i përket qytetares që ka bërë denoncimin.

Burimet bëjnë me dije se konflikti ka nisur për një tender në Bashkinë Belsh, dhe se ngjarja ka ndodhur pranë derës së shkollës, duke shqetësuar prindërit dhe komunitetin, pasi aty janë të pranishëm fëmijët.

Sipas qytetares, Policia e Belshit dhe ajo e Cerrikut kanë qëndruar të pafuqishme dhe nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim konkret për zgjidhjen e situatës.

Qytetarët i bëjnë thirrje Policisë dhe Prokurorisë që të hetojnë me seriozitet këtë ngjarje të rëndë, për të garantuar sigurinë e fëmijëve dhe të gjithë komunitetit.

Denoncimi 1:

Urgjentttttt! Donim te Denonconim Sot nje ngjarje te Rende ne Belsh, Ku policia e Belshit e Mban te fshehur bashk me policin e Cerrikut nuk Kan kryer asnjeveprim, Shtetasi E.N Ka tentuar te plagos me arm zjarri djemt e Oligarkut te Belshit S.F, Ne pamundesi per ti godit sepse djemt Kan ik me vrap Shtetasi E.N I Ka shkaterruar makinen Tim GLE me targe Ab007 , Konflikti Ka ndodh per nje tender ne Badhkin Belsh, Ju bejm thirrje Policies dhe Promuris te hetoj ngjarjen e rende sepse Sherri Ka ndodh te Dera e shkolles belsh dhe ne kemi femijet te gjith ne shkoll. Postojeni para SE te jet Von.

Un jam nje qytetare QE Kam kalamajt ne shkoll te vendi Ku Jan zen keta, keta nuk bejn denoncom njeri tjetrit sepse e mbajn koken perpjet kush esht me I forti , prandaj policia ska reagu. Denoncimi QE un te nisa esht 100 perqin I vertet, kur ta publikosh ti Ka me reagu policia Ka me I thirr. Un do mundohem te gjej foto tjera

Denoncimi 2:

Pershendetje, Ka Pas te shtena armesh dje ke dera shkolles ne Belsh Kan mbledh me shpejtesi gzhojat, E. N Ka goditur me Arme S.F dhe Djemt e tij, ne pamundesi pa e kapur I Ka shkaterru makinen tip GLE , Publikoje para SE te jet Von.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit