Shqiptarë, ndihmoni Gjyle Vishën! Tumori në kokë i rrezikon jetën, operimi kushton 12 mijë euro

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.10.2025, 14:18

Gjyle Visha, një 59-vjeçare nga fshatrat e Zall Bastarit, po përballet me ditët më të vështira të jetës së saj. Që prej muajit maj, ajo vuan nga një tumor në kokë, i cili i ka sjellë dhimbje të forta koke, marrje mendsh dhe humbje të shikimit. Mjekët në Shqipëri i kanë thënë se operimi i saj nuk mund të kryhet këtu, por vetëm në Turqi. Gjylja është pajtuar të shkojë në një spital në Ankara, ku ndërhyrja planifikohet më 12 tetor, por kostoja e operimit është 12 mijë euro, shumë që ajo dhe familja e saj nuk mund ta përballojnë.

“Përshëndetje! Jam Gjyle Visha. Kam që në maj që vuaj nga një tumor në kokë. Operimi më kanë thënë që nuk kryhet në Shqipëri, por në Turqi. Operimi kushton 12 mijë euro. Kam shumë dhimbje koke, kam marrje mendsh, më ka humbur shikimi. Ju lutem shqiptarëve të vënë dorën në zemër dhe të më ndihmojnë aq sa kanë mundësi që të kryej këtë operim sepse kam shumë dhimbje dhe të më shpëtojnë jetën. Unë jam 59 vjeç jetoj në fshatrat e Zall Bastarit. Të gjithë shqiptarët kudo që janë ta vënë dorën në zemër dhe sa të jetë e mundur të më ndihmojnë. Për mua kujdeset vajza dhe mbesa. Operimin e kam në datën 12 tetor, në një spital të Ankarasë, Turqi. Ju falenderoj nga zemra te gjithë ju shqiptarë dhe zoti ju ruajt”, shprehet Gjylja në apelin e saj për ndihmë.

Gjylja jeton vetëm me vajzën dhe mbesën, të cilat kujdesen për të, por të ardhurat e tyre janë modeste dhe nuk mund të mbulojnë shpenzimet e mëdha të operacionit. Ajo sot bën thirrje me lot në sy. Ky është një apel urgjent për çdo shqiptar, brenda dhe jashtë vendit, që të kontribuojë për të shpëtuar jetën e një nëne e një gjysheje, e cila ka ende shumë dashuri për të dhënë. Gjylja nuk ka GOFUNDME, as llogari bankare, ndaj kontaktoni me të në numrin e telefonit +355 68 279 6147 dhe t’ja shpëtojmë jetën

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit