“Big Market” apo “Big Mashtrim”, qytetari denoncon produktet e ofertës, çmime më të larta se në broshurë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 04.10.2025, 13:49

Nga Lushnja na vjen një denoncim që, si gjithmonë kur bëhet fjalë për skandalet në markete është i vetmi emër që të kujtohet. Qytetari i revoltuar ka kapur mat Big Market-in e famshëm: jo vetëm që ka “oferta” që të bëjnë të qash nga gëzimi, por çmimet ndryshojnë si në pazar lagjeje.

Në broshurë të shfaqet orizi “Gold i kuq” me 119 lekë, por kur shkon në kasë, papritur shndërrohet në 130 lekë. Një mrekulli financiare që do ia kishte zili edhe bursat e Wall Street-it. Po të mos mjaftonte kjo, Jufkat Algeria që reklama i shiste me 99 lekë në kasë dalin 130 lekë.

Dhe si të mos mjaftonte ky “show”, qytetarët shpesh ankohen dhe denoncojnë se në rafte gjenden plot produkte të skaduara. Pra, jo vetëm që paguan më shtrenjtë, por merr edhe një dhuratë “ekskluzive”: rrezikun për stomak.

JOQ ka denoncuar shpesh raste të tilla të Big Market, por AKU duket se fle gjumë të thellë, ndoshta prej emrit që fshihet pas rrjeteve Big Market. Kontrolli mbi çmimet, ofertat dhe produktet e skaduara shpesh nuk ndodh, dhe qytetari mbetet viktimë e një sistemi ku “oferta” është mashtrim me sy hapur. Ndërkohë Big Market vazhdon të shesë me çmime më të larta se ato të reklamës dhe me produkte të skaduara në raft, duke bërë që çdo vizitë në market të duket si një lloj llotarie ku humbet gjithmonë konsumatori.

Pra, në vend që të mbajë emrin “Big Market”, ndoshta më saktë duhet quajtur “Big Mashtrim”, aty ku oferta është mashtrimi, kontrolli është fantazmë dhe qytetari është gjithmonë viktimë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit