Albi dhe Haxhiu shmangin tragjedinë, i shpëtojnë jetën gruas në mbikalim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.10.2025, 13:38

Një ngjarje e rëndë u parandalua sot pranë mbikalimit të Kavajës, në afërsi të Mobilerisë “Veliu”, ku një grua tentoi t’i jepte fund jetës duke u hedhur nga lartësia.

Fatmirësisht, falë reagimit të menjëhershëm të disa qytetarëve të pranishëm në vendngjarje, situata u vu nën kontroll dhe jeta e gruas u shpëtua.

Dy qytetarë, të identifikuar si Haxhiu dhe Albi, arritën të komunikojnë me gruan për rreth 20 minuta, derisa ajo u largua nga rreziku duke e bërë të hiqte dorë nga akti i rëndë.

Pas ndërhyrjes së tyre, në vendngjarje mbërriti edhe policia e cila po kujdeset për sigurinë e gruas.

Falë kurajos së dy qytetarëve, jeta e një gruaje u shpëtua duke shmangur një tragjedi e mundshme.

Mesazhi i qytetarit:

“Te mbikalimi Kavaje prane Mobileri Veliu fale qytetareve prane , shpetohet jeta e nje Gruaje donte te hidhej nga mbikalimi , Nje person me emrin Haxhiu dhe Albi e mbajti 20 min me muhabet derisa e shpetuan. Ju lutem postojeni dhe policia u ve ndijeni dhe erdhi pasi e shpetuam”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit