Miliona euro në xhep të Gjokës për rrugën e Arbrit, por tuneli i Murrizit s’ka aspirim

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.10.2025, 13:19

Një qytetar nga Dibra ka dërguar një video për JOQ Albania, duke treguar gjendjen e rëndë në të cilën ndodhet Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit. Sipas tij, tuneli është plotësisht pa aspirim dhe ndotja është aq e lartë sa vështirësohet edhe frymëmarrja. Situatat rrezikon kalimtarët.

Në pamje duken mjegulla e dendur dhe dritat e makinave që mezi depërtojnë në ajrin e ndotur. "Live nga Tuneli i Murrizit në Rrugën e Arbrit, pa aspirim fare. Është shumë ajër i ndotur", shprehet qytetari në mesazhin e tij denoncues për JOQ Albania.

Tuneli, pjesë e një prej projekteve më të mëdha infrastrukturore në vend, është ndërtuar nga kompanitë “Gjoka Konstruksion” e Rrok Gjokës me një kosto totale prej 370 milionë euro. Megjithëse një investim kaq i madh pritej të garantonte standarde të larta sigurie, pamjet e fundit tregojnë të kundërtën.

Mungesa e ventilimit jo vetëm që krijon ndotje të dëmshme për shëndetin, por përbën një rrezik serioz për aksidente për shkak të dukshmërisë së ulët. Qytetari kërkon ndërhyrje urgjente nga institucionet përkatëse për të zgjidhur problemin dhe për të vendosur në funksion sistemet e aspirimit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit