‘Na shfrytëzuan gjithë verën’, efektivi i Policisë: Punuam nga 12 orë, s’na japin shtesat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 04.10.2025, 12:49

Një punonjës i Policisë së Komisariatit të Rinasit ka ngritur një shqetësim serioz në lidhje me trajtimin e efektivëve gjatë sezonit veror. Sipas tij, gjatë muajve të verës, punonjësit janë detyruar të punojnë me turne 12-orëshe për periudha që variojnë nga një deri në tre muaj, duke punuar pesë ditë rresht dhe duke pasur vetëm dy ditë pushim.

Pavarësisht këtij orari të zgjatur dhe lodhjes së akumuluar, ata nuk janë paguar për orët shtesë të punës, ndërsa shtesat për ushqim jo vetëm që nuk janë rritur, por janë ulur. Në kushte normale 8-orëshe, në muaj përfitojnë 100 mijë lekë të vjetra për ushqim, ndërsa gjatë tre muajve të verës, kjo shumë ka qenë vetëm 70 mijë lekë të vjetra. Në sistemin e pagave, orët e punës janë raportuar sikur punonjësit kanë qenë në orar 8-orësh, pavarësisht orarit real 12-orësh dhe angazhimit të vazhdueshëm pa ditë pushimi.

Një tjetër problem shqetësues lidhet me mungesën e uniformave. Punonjësit nuk kanë marrë asnjë veshje zyrtare për më shumë se dy vite dhe janë detyruar të qepin uniformat vetë në rrobaqepësi, për të vijuar detyrën me pamje të rregullt dhe sipas kërkesave të shërbimit.

Polici thotë se situata është bërë e papërballueshme dhe padrejtësitë po thellohen çdo muaj.

JOQ i bën thirrje institucioneve përgjegjëse që të reagojnë dhe të japin shpjegime mbi këtë trajtim të punonjësve të policisë, të cilët përballen me ngarkesa të mëdha pune dhe kushte të papërshtatshme.

Denoncimi i policit:

“Pershendetje JOQ! Jam nje punonjes Policie i Komisariatit te Rinasit. Dua te ndaj nje shqetesim pasi kur denoncojme ktu tek ju vihet ne levizje Drejoria e Policise. Ne sezonin e veres punuam me 12 orar. Kush seksion nje muaj e kush 3 muaj . Pervec orarit te zgjatur qe berem shkaterrues dhe 5 dite pune 12 orarsh edhe 2 dite pushim . ne nuk na paguajne as oret shtese edhe as leket e ushqimeve si shtesa. Perkundrazi na i ulin. ne regjim 8 orarsh ne muaj marrim 100 mij lek te vjetra ushqime ndersa 3 muajt e veres morem nga 70 mij lek te vjetra. Rroga na ka kaluar sikur te ishim ne regjim 8 orarsh ato tre muaj. Nje pyetje kisha publike per drejtoreshen qe iku para nje dite nga posti. Ishte ne dijeni per shfrytezimin qe na u be ne? Po drejtori i pergjithshem. Po kjo Znj Ministre a e di cfare behet ? E di ajo qe kemi 2 vjet pa marre asnje uniforme asnje rrobe ? I qepim ne rrobaqepsi . Te lutem joq anonim sepse sbehet fjale qe do me transferojne .

Jo nuk jam ankuar ne ndonje institucon esht hera e pare. Por di te them qe ka tre muaj si leket e ushqimeve nuk po na i hedhen sic duhet por as shperblimin e nje muaji qe punuam 12 ore me asnje dit pushim nuk na u quajt

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit