SI SOT/ Tritoli i destinuar për motrat Nikolli që i mori jetën të pafajshmit Enea

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.10.2025, 11:07

Një vit më parë, Enea Themollari, 29-vjeçari nga Elbasani, humbi jetën nga një shpërthim tritoli që nuk kishte asnjë lidhje me të. Lënda shpërthyese ishte vendosur për të goditur motrat Alda dhe Xhovana Nikolli, të përfshira në një histori me krim e pasion bashkë.

Enea prej 1 viti nuk është më në mesin e familjes së tij të thjeshtë që gjente ngrohtësi, teksa dhe drejtësia nuk ka vepruar, por është ulur në gjunjë përballë krimit. Asokohe Xhovana Nikolli akuzoi Nuredin Dumanin si autorin që urdhëroi vendosjen e tritolit.

Xhovana e lidhte ngjarjen me një histori të ndërlikuar romantike dhe kriminale mes motrës së saj, Aldës, dhe Dumanit. Xhovana, nga ana tjetër, kishte një lidhje me Amarildo Xhanej, një bashkëpunëtor i drejtësisë i arrestuar për vrasje.

Në këtë mes, Enea, një djalë i thjeshtë dhe pa lidhje me këto mosmarrëveshje, pagoi çmimin më të lartë, jetën. Në vend që të ishin ata në shënjestër dhe të përballeshin me drejtësinë, viktima doli të ishte një “i huaj” që kishte fatin e keq të jetë aty në momentin e gabuar.

Dhe kështu, ndërsa kriminelët ecin të lirë, Enea u bë viktimë e një lufte që nuk ishte e tij, duke lënë pas një familje të shkatërruar që nuk po gjen qetësi deri sa drejtësia të vihet në vend. Enea ishte një djalë i thjeshtë, i qetë dhe i përkushtuar ndaj familjes së tij të sëmurë.

I riu ishte i vetmi që mbante me bukë babain, nënën dhe vëllain. Kjo ngjarje, me ironinë e saj tragjike, tregon sa keq mund të përfundojnë jetët e njerëzve të pafajshëm në përplasjet e botës së krimit, ku drejtësia duket të jetë thjesht një fjalë boshe.

Enea nuk kishte asnjë lidhje me këto konflikte, por u vra për fajin e vetëm sepse në këtë vend, shteti i ka mbyllur sytë para krimit, opozita bën sikur po flet, populli është lënë në harresë, i ndershmi vdes kot dhe krimineli jeton si mbret!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit