IKMT rikthen fadromat në Theth, banorët humbasin bizneset, turizmi hidhet në erë

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 04.10.2025, 10:23

IKMT ka rikthyer këtë të premte fadromat në Theth për të vijuar me shembjen e ndërtimeve pa leje në zonën turistike. Rreth 35 objekte pritet të prishen në këtë fazë të dytë të aksionit, pas atij të muajit korrik ku u shembën rreth 70 struktura të tjera. Shumë prej këtyre ndërtimeve janë biznese familjare që sigurojnë të ardhura për banorët në zonën e thellë malore.

Banorët dhe pronarët e godinave të prekura e cilësojnë këtë një padrejtësi të rëndë. Ata thonë se fillimisht i lanë të ndërtonin, pa ndërhyrë askush për vite me radhë, dhe tani, në kulmin e sezonit turistik, u prishin gjithçka pa paralajmërim të drejtë dhe pa alternativë. “Është po ky shtet, po kjo qeveri që na lejoi të ndërtojmë, dhe tani na heq bukën e gojës pasi mori votat dhe na premtoi,” shprehen disa prej tyre.

Ata theksojnë se Thethi ka pak mundësi jetese dhe investimi, dhe turizmi është i vetmi burim i qëndrueshëm ekonomik. Me ndërhyrjet e fundit, shumë familje kanë mbetur pa të ardhura, ndërsa pushuesit janë larguar për shkak të situatës së tensionuar. Banorët paralajmërojnë se nuk do ta lënë çështjen me kaq dhe kërkojnë një zgjidhje të drejtë nga institucionet. Banorët po humbasin shtëpitë që dikur u inkurajuan t’i ndërtonin vetë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit