Fundi i luftës në Gaza? Hamas pranon të lirojë pengjet pas ultimatumit të Trump

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.10.2025, 22:27

Hamas ka deklaruar mbrëmjen e së premtes se është i gatshëm të lirojë të gjithë pengjet izraelite, të gjallë apo të vdekur, sipas kushteve të planit të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump për t’i dhënë fund luftës në Gaza.

Në një deklaratë të shpërndarë për mediat, Hamas theksoi se është i gatshëm të hyjë menjëherë në negociata të ndërmjetësuara për të diskutuar detajet e marrëveshjes.

Sipas dokumentit, grupi palestinez shprehet se pranon disa nga pikat e planit 20-pikësh të Trump, përfshirë lirimin e pengjeve dhe dorëzimin e administrimit të Gazës, por kërkon bisedime të mëtejshme mbi pjesën tjetër të kushteve.

Presidenti amerikan i kishte dhënë Hamasit afat deri të dielën për të pranuar ose refuzuar propozimin, ndërsa mbetet e paqartë nëse Shtëpia e Bardhë është e gatshme të negociojë mbi termat e vendosur.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit