“Koka iu fry si balonë pas transplantit”: Klinika Advanced sqaron rastin e bujshëm dhe rëndësinë e kujdesit pas ndërhyrjes

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 03.10.2025, 21:00

Pak orë më parë JOQ Albania publikoi historinë e influencuesit nga Uellsi, Ruben Owen, i cili pas një transplanti flokësh në Turqi pësoi një ënjtje të pazakontë pasi nuk respektoi këshillat e mjekëve për të mos pasur marrëdhënie seksuale për një periudhë një javore pas operacionit.

Rasti i tij ngjalli shumë diskutime mes lexuesve tanë, ndaj klinika Advanced, lider në Shqipëri dhe Kosovë në fushën e mbjelljes së flokëve, bëri një sqarim të rëndësishëm për të gjithë ata që interesohen për këtë procedurë.

Fatjoni, drejtori i klinikës, shprehet për JOQ Albania:

“Rasti nuk ka asnjë lidhje me klinikën tonë, por duke parë interesimin e madh, duam të theksojmë rëndësinë e ndjekjes së udhëzimeve pas mbjelljes së flokëve. Edema, ose ënjtja, është një efekt anësor i zakonshëm dhe i përkohshëm, por shpesh ndodh vetëm kur pacienti nuk respekton udhëzimet e mjekut. Tek ne, çdo pacient merr udhëzime të detajuara me shkrim dhe ka gjithmonë një person që e asiston pas ndërhyrjes.”

Sipas mjekëve të Advanced, ënjtja zakonisht shfaqet 2-4 ditë pas ndërhyrjes për shkak të anestezisë lokale dhe qëndrimit jo të duhur, dhe zgjat vetëm disa ditë. Megjithatë, me kujdesin e duhur dhe ndjekjen e këshillave, kjo fazë kalimtare kalon pa komplikacione.

“Rezultatet e një mbjelljeje cilësore zgjasin gjithë jetën, ndërsa edema është vetëm një etapë e përkohshme. Ne kujdesemi për pacientët tanë jo vetëm gjatë procedurës, por edhe pas saj, derisa ata të jenë plotësisht të rikuperuar,” shtoi drejtori i klinikës.

Ky sqarim vjen për të informuar publikun dhe për të theksuar se zgjedhja e një klinike të specializuar dhe e një ekipi profesionistësh është vendimtare për të shmangur situata si ajo e Ruben Owen.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit