Dy vajza po luftojnë për jetën, Mihane 3 muajshe dhe Esmeralda 10-vjeçare kanë nevojë për ndihmën tonë

Shkruar nga: U Tafa | Publikuar më: 03.10.2025, 19:24

Dy histori të dhimbshme kërkojnë sot solidaritetin e të gjithëve.

Mihane, vetëm 3 muajshe, ndodhet në inkubator dhe mbahet gjallë vetëm përmes tubave. Çdo sekondë është jetike për të, ndaj mjekët kërkojnë nisjen e saj urgjentisht me avion spitalor jashtë vendit.

Ndërkohë, Esmeralda 10-vjeçare, prej më shumë se një dekade vuan nga probleme të rënda në veshka. Për të, shpresa e vetme mbetet një operacion jashtë shtetit. Rrëfimi i saj është i trishtë: ajo tregon se nuk ka shoqe, pasi askush nuk rri me të dhe shpesh është përballur me tallje për shkak të sëmundjes.

Të dyja vajzat kanë nevojë për ndihmën tonë urgjentisht. Për këtë arsye, Fondacioni Firdeus ka marrë përsipër nismën për mbledhjen e fondeve në mbështetje të Mihanes dhe Esmeraldës, me shpresën që kontributi i çdo shqiptari, sado i vogël, të bëhet dritë në errësirën ku ndodhen.

Çdo njeri, pavarësisht se ku jeton, ka të drejtë për një jetë të shëndetshme dhe të lumtur. Por fatkeqësisht, shumë familje sprovohen nga sëmundjet dhe varfëria. Kjo fushatë ka një qëllim madhor – mbledhjen e fondeve në mbështetje të fëmijëve me sëmundje të rënda.

“Kush shpëton një jetë, është sikur ka shpëtuar tërë njerëzimin” (Sure Maide, 32).
Le të bashkohemi së bashku dhe t’i kthejmë lotët e dëshpërimit në lot gëzimi. Sepse çdo moment është i çmuar dhe çdo ditë mund të jetë vendimtare për një jetë që pret dorën tonë.

Faleminderit, dhe Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja!

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit