“Drru në bar”, të rinjtë kryejnë manovra të rrezikshme me makinë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.10.2025, 18:54

Një video që ka mbërritur pranë redaksisë së JOQ të lë pa fjalë, dhe jo pa arsye.

Pamjet tregojnë disa adoleshentë që nuk e dinë çfarë do të thotë “kujdes”. Njëri prej tyre hipur mbi xhamin e makinës në rolin e shoferit duke ulur dorën përpiqet të ngas automjetin dhe luan me fatin e jetës së tij, ndërsa shokët e tij në vend ta jëshillojnë zgjedhin të filmojnë gjithçka dhe po, s'ka si të mos mungoj adrenalina, hashashi shfaqet qartë në kamerë.

Djemtë nuk ndalen këtu: ata përdorin një gjuhë rruge që nuk mund të publikohet ,të cilat nuk janë publikuar, duke ruajtur etikën, por duke lënë pamjet që flasin vetë, tmerruese dhe degjeneruese.

Dhe tani te pika më tronditëse: prindërit e këtyre djemve duket se jetojnë jasht realitetit të fëmijëve të tyre. Ata nuk e kanë idenë se fëmijët e tyre mund të shkojnë kaq larg dhe e vërteta është se as fëmijët nuk duken të shqetësuar fare, as për pasojat që mund t'i shkaktojnë familjes.

Kjo nuk është “lojë adoleshente”. Ky është degjenerim total, adoleshentë që rreklamojnë hashash dhe papërgjegjshmëri, një përzierje që mund të kishte përfundime fatale.

Kjo video është një këmbanë alarmi se në ç'gjendje të mjerueshme ndodhet rinia sot.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit