Maqedonia drejt udhëtimeve pa viza në SHBA, Shqipëria ngec

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 03.10.2025, 18:23

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut pritet të mund të udhëtojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës vetëm me pasaportë, pa pasur nevojë për aplikim, dokumente shtesë apo intervista për viza.

Kjo çështje është pjesë e Dialogut Strategjik mes Shkupit dhe Uashingtonit, i nisur në qershor të vitit 2022, që ka si synim forcimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe krijimin e përfitimeve konkrete për qytetarët.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, institucionet maqedonase po punojnë në grupe të posaçme për t’u përfshirë në Programin për Heqjen e Vizave dhe Programin Global për Hyrje në SHBA. Megjithatë, autoritetet theksojnë se ky mbetet një proces afatgjatë, i cili kërkon kohë dhe bashkëpunim të ngushtë mes dy palëve.

Ndërkohë, Shqipëria është ende shumë mbrapa në këtë drejtim, pa ndonjë proces konkret për heqjen e vizave me SHBA-të, duke lënë qytetarët shqiptarë të varur nga aplikimet e kushtueshme dhe shpesh të ndërlikuara për të marrë vizë amerikane.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit