Barilla me surpriza, këtë herë të mbushura me miza

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.10.2025, 17:27

Një qytetar ka denoncuar në redaksinë tonë një rast të papranueshëm që tregon dështimin e sigurisë ushqimore në vend. Ai ka blerë një pako makarona të markës italiane Barilla, ku pas hapjes ka konstatuar miza brenda paketimit.

Pamjet e dërguara tregojnë qartë se produkti, i cili duhej të ishte i garantuar dhe i sigurt, është kthyer në rrezik për shëndetin e konsumatorëve. Ky fakt ngre sërish pikëpyetje të mëdha mbi mënyrën si ushtrohen kontrollet ushqimore në Shqipëri, ku duket se institucionet mjaftohen me fjalë, ndërkohë që qytetarët ushqehen me produkte të prishura.

Ironia është se bëhet fjalë për një markë ndërkombëtare prestigjioze si Barilla. Në çdo vend tjetër europian një situatë e tillë do të ishte skandal kombëtar, ndërsa në Shqipëri kalon thjesht si një “incident i izoluar”, pa asnjë penalitet për importuesit apo distributorët.

Ky nuk është denoncimi i parë dhe me gjasë nuk do të jetë as i fundit. Por pyetja që lind është e thjeshtë: Sa herë duhet të ushqehen shqiptarët me produkte të ndotura që shteti të vendosë të reagojë?

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit