Një bari i zonës në fshatin Tërbaç, Vlorë, ka gjetur disa mbetje kockore që dyshohen të jenë pjesë e një kafke njerëzore.
Policia bëri me dije se këto mbetje do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim të mëtejshëm.
Materialet proceduriale janë referuar Prokurorisë së Vlorës, e cila po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i Policisë
Specialistët e Komisariatit të Policisë Himarë referuan materiale në Prokurori për vlerësim, pasi më datë 01.10.2025, në fshatin Tërbaç, janë konstatuar nga një bari i zonës disa mbetje kockore (e dyshuar kafkë njerëzore), të cilat do të dërgohen në Institutin e Policisë Shkencore për ekspertim. Vijon puna për hetimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit. Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.