Klajd mashtruesi shkon me shokun në Airbnb, largohen pa paguar

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.10.2025, 16:16

Një episod i turpshëm ka ndodhur së fundmi në një apartament të marrë me qira nëpërmjet platformës Airbnb. Protagonistë janë dy të rinj, njëri prej tyre i identifikuar si Klajdi, të cilët pas një nate qëndrimi, kanë zgjedhur të largohen pa shlyer pagesën e premtuar.

Sipas pronarit të apartamentit, djemtë i janë lutur me ngulm që të mos e paguanin menjëherë, por ta bënin këtë në mëngjesin e ditës së nesërme, kur do të largoheshin. Mirëpo, sapo ka ardhur momenti i daljes, të rinjtë janë zhdukur pa lënë gjurmë. Veç kësaj kanë Klajdit që mesa duket i ngjan vetja e zgjuar ka fshirë çdo mesazh që i kishte dërguar pronarit duke përfshirë dhe kartën e id të cilën pronari e ka ruar.Pronari ka dërguar edhe pamjet filmike nga kamerat e sigurisë, ku shihen qartë momentet kur Klajdi dhe shoku i tij hyjnë në apartament.

Rasti ngre sërish pikëpyetje për përgjegjësitë që kanë platformat e qirasë online dhe sa të mbrojtur janë qytetarët nga individë që shfrytëzojnë besimin për të përfituar falas.

Ironia është se, ndryshe nga çfarë menduan djemtë, pronari nuk është se ka harruar dhe nëpërmjet kësaj video i bën thirrje djemëve të kthehen dhe të kryejnë pagesën. Duket se Klajdi dhe shoku i tij nuk janë treguar të zgjuar sa duhet pasi kanë harruar faktin se pothuajse kudo ka kamera.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit