Elbasani pa rrugë e pastrim, bashkia u bllokon llogaritë bankare qytetarëve për t’u marrë taksat

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2025, 16:11

Dhjetëra qytetarë në Elbasan janë përballur këtë mëngjes me bllokimin e papritur të llogarive të tyre bankare, kryesisht pranë Bankës Kombëtare Tregtare (BKT), si pasojë e detyrimeve të pashlyera ndaj bashkisë. Bllokimi është kryer pa asnjë paralajmërim paraprak, duke shkaktuar reagime të ashpra dhe konfuzion të gjerë.

Burime nga qytetarët raportojnë se mesazhet e marra nga bankat njoftojnë për vendosjen e masës së bllokimit për arsye të taksave të pashlyera për shërbime si ndriçimi, gjelbërimi dhe pastrimi. Ndërkohë, shumë prej tyre jetojnë jashtë Shqipërisë ose ndajnë të njëjtën banesë me familjarë, duke u ngarkuar në mënyrë të shumëfishtë me detyrime që lidhen me të njëjtën pronë.

Qytetarët detyrohen të paraqiten fizikisht në zyrat e njësive administrative për të bërë verifikimet dhe pagesat, ndërsa llogaritjet kryhen manualisht nga administrata vendore.

Sipas raportimeve, shërbimet për të cilat qytetarët po taksohen shpesh mungojnë në realitet – rrugët mbeten të pandriçuara, pastrimi nuk kryhet rregullisht dhe zonat urbane janë tejbetonizuar. Për më tepër, nuk është e qartë nëse taksat janë të ndara sipas banesave apo individëve, duke sjellë barrë financiare të padrejtë për familjet që jetojnë bashkë.

Shumë qytetarë që u drejtuan pranë bankave dhe bashkisë për ankesë nuk morën sqarime të plota, ndërsa iu komunikua se masa është vendosur nga bashkia dhe bankat janë të detyruara ta zbatojnë.

Denoncimi i qytetarit:

Po ju shkruaj per 1 problematik te shfaqur ne qytetin e elbasanit. Sot ne mengjes shume personave i kane ardhur sms nga bankat qe i jane bllokuar llogarite bankare pa asnje paralajmerim per arsye te mospagimit te taksave te bashkise. Nderkohe personat jane jashte shtetit ato vazhdojne te taksohen apo dhe persona qe jetojne ne shqiperi por jetojne me prinderit dhe duhet te paguajne 3-4 persona per familje sepse duhet te mbajme ne pune personel qe sdine cfare funksioni kane ne bashki. Anonim se kto te heqin nga puna po moren vesh kush e ka derguar sms

Isha tek Bkt me thane shko tek komuna paguaj detyrimet dhe ato sjellin kerkesen tek ne qe te zhbllokojme llogarite. Shkojme tek komuna atobi bejne llogarite me dore. Cdo 2-3 muaj kjo gje ndodh ktu ne elbasan. Por besoj se do jete ne gjithe shqiperine.

Publikojeni sms qe mka ardhur nga bkt dhe pyetni sa personave i ka ndodhur sot kjo gje dhe shikojeni sa komente do behen. Skan faj kto joo,kemi faj ne qe se bejme si ne nepal

Jane te lidhur me bashkine. Ne qe jemi Gjasme debitor dhe kemi llogari bankare tek bkt na i bllokojne qe tna detyrojne te paguajme taksen e gjelberimit,ndricimit dhe pastrimit. Nderkohe ne jemi pa drita,pastrueset si kemi pare ndonjehere ne lagje dhe jemi betonizuar. Plus qe ne familjen time i bie te paguajme 3 persona qe jetojme ne 1 shtepi. Po mesa pash kishte shuuume persona si puna ime qe erdhen per ankese dhe e vetmja gje qe na u tha ishte kshu vendos bashkia

Bkt te bllokon llogarine qe tmos futet rroga dhe tna hapin probleme qe ti paguajme mezor

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit