“Po ‘tretet’ në këmbë”, shqiptari që kërkon zhvarrosjen e djalit përfundon në spital, mjekët: Të plotësohen kërkesat e tij

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2025, 14:55

Spitali i Përgjithshëm i Nikeas, Greqi ka lëshuar një deklaratë zyrtare lidhur me gjendjen shëndetësore të shqiptarit Pano Ruçi (Routsis), i cili ndodhet në ditën e 19-të të grevës së urisë.

Sipas spitalit, gjatë gatishmërisë së 3 tetorit, Ruçi u paraqit në Departamentin e Urgjencës me simptoma të dobësisë. Ai iu nënshtrua ekzaminimit klinik, kardiologjik, patologjik si dhe analizave laboratorike, të cilat nuk treguan ndonjë kërcënim të menjëhershëm për jetën.

"Pas përfundimit të procedurës dhe në përputhje me dëshirën e tij, ai u largua nga urgjenca e spitalit," thuhet në deklaratën e spitalit.

Ndërkohë, mjekët që e ndjekin nga afër 48-vjeçarin – të njohur si "mjekët e solidaritetit" – paralajmërojnë për rrezik në rritje të ndërlikimeve serioze. Në një deklaratë të tyre thuhet se Ruçi ka përjetuar lodhje të fortë, përgjumje, mpirje në gjymtyrët e poshtme dhe episode të përsëritura hipoglicemie.

Sipas tyre, gjatë 19 ditëve të grevës, ai ka humbur rreth 10 kilogramë, që përbën 8.9% të peshës së tij trupore fillestare. Megjithë rreziqet e shtuar, Ruçi vijon të refuzojë shtrimin në spital.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit