Andi Maloku u vra në atentatin ndaj Arjan Ndojit, babai: Vrasësit i di, më takuan 3 pleq nga fisi i Rrajës

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.10.2025, 14:23

Në seancën e sotme në GJKKO, Genc Maloku, babai i Andi Malokut i riu që humbi jetën në atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në mbikalimin e Shkozetit ka dhënë një dëshmi të detajuar dhe të rëndë.

Duke folur para trupit gjykues, Maloku rrëfeu momentet kur mori telefonatën e fundit nga i biri, menjëherë pas atentatit. “Arjan Ndoja në atë kohë ishte prokuror në Durrës. Ditën e ngjarjes isha në shtëpi, kur më mori vetë djali në telefon. Më tha: ‘Jam keq o babë, më kanë qëlluar’. Ishte ora katër a pesë pasdite. Fillimisht mendova se po bënte shaka. Më pas shkova direkt në spitalin ushtarak, jo në vendngjarje”, – dëshmoi ai.

Sipas Malokut, Andi i kishte treguar se pak para atentatit kishin qenë në një restorant. Në makinë ndodheshin ish-prokurori Ndoja dhe shtetasi i njohur si “Rrumi”. “Pas atentatit, jam takuar me Ndojën, i cili madje erdhi edhe në banesën time. Pas 7 ditësh djali ndërroi jetë. Rrumi më tha në fillim se ishte qëlluar nga Plarent Dervishi”, – shtoi Maloku.

Ai tregoi gjithashtu se pas ngjarjes është kontaktuar edhe nga familjarë të Redjan Rrajës: “Kanë ardhur tre pleq, një prej tyre me mbiemër Boja. Më thanë se duhej të prisnim zbardhjen e së vërtetës, të mos nxitonim për konflikte. Takimi i parë u bë në Tiranë, tjetri në Sukth”, – u shpreh ai.

Një tjetër detaj tronditës që babai i viktimës zbuloi ishte dorëzimi i një USB-je në portën e banesës së tij. “USB-në ma lanë poshtë derës, pak kohë pas ngjarjes. Kur e hapa, pashë Redjan Rrajën me kapele dhe një tjetër person tullac. Më pas USB-në e prisha vetë. Autorët i di: janë Redjan Rraja dhe Plarent Dervishaj. Vullnet Muçën e njoh, është vëllai i Rrumit. Juljanin nuk e njoh”, – deklaroi Maloku.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit