Parakalim i gabuar në aksin Lushnje-Berat, plagosen 3 persona

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2025, 11:06

Një aksident i dyfishtë është shënuar mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Lushnjë–Berat, pranë fshatit Kashtëbardhë.

Dy automjete, njëra tip Skoda dhe tjetra Audi, janë përplasur ndërsa udhëtonin në të njëjtin drejtim. Si pasojë e përplasjes së fortë, janë plagosur tre persona: një çift bashkëshortësh që ndodheshin në automjetin Audi dhe drejtuesi i Skodës.

Të plagosurit janë transportuar menjëherë në Spitalin Rajonal të Lushnjës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se aksidenti është shkaktuar nga një parakalim i gabuar. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit