Zhduket e moshuara në Durrës! A e ka parë dikush gjyshe Qazimen?

Shkruar nga: S. H | Publikuar më: 03.10.2025, 14:02

Një grua 80-vjeçare me emrin Qazime Dyrmishi është raportuar e humbur ditën e sotme në qytetin e Durrësit, pranë Gjykatës së Apelit. Për JOQ, nipi thotë se ajo ka dalë nga shtëpia rreth orës 07:00 të mëngjesit dhe ka shoqëruar mbesën e saj deri te furgoni, por që prej asaj kohe nuk është kthyer më në banesë.

Të afërmit shprehen se Qazime Dyrmishi është e veshur me rroba të zeza. Ata bëjnë thirrje publike për ndihmë dhe kanë vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit 069 488 7903. Për këdo që mund të ketë informacion mbi vendndodhjen e saj, pra nëse dikush e ka parë, lutet të kontaktojë menjëherë me familjen.

"Na ka humbur gjyshja. Ka humbur pranë Gjykatës së Apelit në Durrës. Numri i kontaktit: 069 488 7903. E ka çuar mbesën te furgoni dhe nuk është kthyer më në shtëpi. Emri Qazime Dyrmishi dhe mosha 80 vjeçe. Ka humbur sot, rreth orës 07:00 të mëngjesit. Ishte e veshur me të zeza.", shkruan familjari i gjyshe Qazimes.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit