Kopshte publike me shpenzime private: Prindërit denoncojnë abuzimet me kërkesat për materiale

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2025, 12:49

Disa prindër kanë ngritur shqetësime serioze lidhur me kërkesat e përsëritura për blerje materialesh shkollore në kopshtet publike të Tiranës dhe Kamzës, duke i konsideruar ato të pajustifikuara dhe abuzive.

Sipas denoncimeve të bëra, në disa kopshte shtetërore po u kërkohet prindërve që të blejnë libra, fletore, materiale mësimore dhe sende të tjera që, sipas tyre, duhet të ofrohen nga vetë institucioni. Përveç kësaj, ata thonë se edhe transporti i fëmijëve për në kopsht, përmes një autobusi apo fugoni, po u faturohet atyre, edhe pse bëhet fjalë për një institucion publik.

Një prind i një fëmije në kopshtin Nr. 4 "Bletëzat" në Kamëz, ka treguar listën e gjatë me materiale që duhet të sigurojnë vetë. Kërkesa për pako me fletë A4, gërshërë, ngjitës, lapsa e mjete të tjera për çdo fëmijë, konsiderohet sipas tij si e tepërt, duke ngritur dyshime mbi mënyrën se si menaxhohen fondet publike për këto institucione.

Sipas prindërve, në fund të vitit asnjë nga këto materiale nuk kthehet mbrapsht, ndërsa çdo vit lista përsëritet nga fillimi.

Prindërit shprehen të indinjuar dhe të zhgënjyer nga fakti që edhe në një institucion publik si kopshti, ku duhej të ishin të mbuluara nevojat bazë për fëmijët, barra financiare po bie e gjitha mbi ta. Ata kërkojnë ndërhyrje nga autoritetet përkatëse dhe më shumë transparencë mbi menaxhimin e fondeve dhe burimeve në çerdhe e kopshte.

Denoncimi 1:

Pershendetje si jeni dua tju drejtohem ju vetem ju lutem dua te jem anonim qfar shteti kemi ne sot qe edhe femijet qe i kam ne kopsht ju thot mesuesja duhet te bleni libra edhe sense te tjera

ne kopsht shtetror edhe autobuzin qe qon femijet ne kopsht duhet te paguajm fugonin edhe me e bukura asht qe i qoj femin ne kopsht e i thot mesusja pse nuk i ke ble librat e fletoret se kuptoj po me qfar po shikoj ne nuk do kemi shtet asnje here

Denoncimi 2:

Përshëndetje jam një qytetar që jetoj në kamez. Kam vajzen në kopështin Nr 4 "Bletëzat". Si çdo fillim viti shkollor në marrim një listë materielesh që i nevojiten fëmijës në kopësht .

Dua ta denoncoj kte gjë se realisht është absurde është totalisht abuzim .për çfar mund t'ju duhet kaq materiele vetem një femije. Kto materiale i kerkohen çdo femije

Di nga një kopësht në Laprakë .që max 1prind sjell 5 palë gërshërë, dikush tjetër sjell letrat, dikush tjeter ngjitesat e dikush lapsat. Por jo 50 mij lek materiale. Për çfar i duhet një femijet një pako fleta A4 500 copë

I kam hy në shtëpi një pako fleta dhe kam dy femije .ju është dashur mbi një vit t'a mbarojne dhe duke vizatuar përditë. Po 30 femije që janë në grup me nga 30 pako

Un materialet i i kam dërguar .por sinqerisht me duket abuzim. Pastaj jan fëmijë 3 vjeçar çfar mesimi do bejne .max shgarravisin fleta kaq . Çdo femije çon materielet e veta në baze të listës.nuk marrim materiale mbrpash kur mbyllet viti .dhe çdo vit cojme materiele. Mund të ndodhi që gjatë vitit na kerkojne dhe ndonje material tjeter se gjoja kan mbaruar

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit