Debati për kandidatin e opozitës në zgjedhjet për Bashkinë e Tiranës ka nxitur tensione mes figurave kryesore të kampit opozitar.
Në mes të këtij debati, Adriatik Lapaj reagoi duke shprehur pakënaqësinë e tij për faktin se, sipas tij, është lënë jashtë çdo konsultimi.
“Asnjë nga 3 emrat kryesorë të opozitës nuk më ka kontaktuar për kandidatin. Është e padrejtë që nuk pyeten të gjithë,” tha Lapaj.
Përplasjet tregojnë se opozita ende nuk ka gjetur konsensus për kandidatin që do të sfidojë Partinë Socialiste në garën për kryeqytetin.