Duket se pas daljes në pension nga WWE, "The Undertaker" ka nisur punë agjent pronash në Shqipëri. Mënyra kreative e ngritjes nga varri për të blerë një pronë është përshtatur me humor nga agjenti Arbër Dervishaj.
Videoja ka marrë vëmendje në rrjet dhe është pritur me humor nga audienca që po kërkon të blejë një pronë.
Varri simbolizon vitet që i duhen një shqiptari për të blerë një pronë në atdhe. Me çmimet e tregut, një shqiptar me të ardhura mesatare vetëm shumë vite pasi të ketë rënë në varr mund të përballojë këto standarde të vëna nga paratë e drogës dhe krimit në botën e real estate.