Sipas burimeve hetimore, viktima Hajdar Ismajlgeci kishte rreth 10 ditë që qëndronte në banesën e mikut të tij, Arlind Demushi, në zonën e Babrrusë, ku ky i fundit jetonte prej një dekade. Mbrëmjen e ngjarjes, të dy kishin dalë në një lokal ku kishin konsumuar alkool, dhe sipas dëshmisë paraprake të autorit, konflikti nisi pas një fyerjeje që viktima i kishte bërë lidhur me gruan e tij.
Debati mes tyre është përshkallëzuar në një përleshje fizike gjatë rrugës për në shtëpi, ku Demushi dyshohet se e ka goditur disa herë me thikë mikun e tij, duke e lënë të vdekur në vend. Pas krimit, ai u largua drejt Durrësit, ku u kap më vonë nga forcat e Policisë dhe ato Operacionale.