Kryebashkiaku i Rilindjes në SPAK! Blinte vota për Tom Doshin

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 03.10.2025, 11:41

SPAK ka marrë zyrtarisht të pandehur sot kryebashkiakun socialist të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i akuzuar për korrupsion në zgjedhje në favor të Partisë Socialdemokrate të Tom Doshit.

Hetimet e Prokurorisë së Posaçme kanë nisur që para zgjedhjeve të 11 majit, kur në zyrën e Shkrelit u kryen kontrolle dhe me vendim të GJKKO-së iu sekuestrua telefoni celular. Sipas SPAK, kryebashkiaku dyshohet se është përfshirë në skema të shitblerjes së votës në qarkun e Shkodrës, duke mbështetur kandidatë të PSD-së.

Burime nga hetimi bëjnë me dije se përveç Shkrelit, nën hetim janë edhe tre persona të tjerë të lidhur me të njëjtën aferë. Po ashtu, janë sekuestruar celularët e disa eksponentëve të PSD-së, që dyshohet se kanë bashkëpunuar në veprimtarinë kriminale.

Kryebashkiaku u paraqit sot në SPAK, ku iu komunikua zyrtarisht akuza për korrupsion zgjedhor. Rasti i tij ka qenë objekt i kritikave të hapura edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili një javë para votimeve e paralajmëroi publikisht me fjalët: “Kristian, mos luaj me dy porta Kristian.”

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit