Sylvinho publikon listën, Shqipëria gati për sfidën historike me Serbinë

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 03.10.2025, 11:33

Trajneri i Kombëtares shqiptare, Sylvinho, ka ndarë listën e futbollistëve të grumbulluar për dy ndeshjet e muajit tetor. Sfida më e nxehtë është padyshim ajo ndaj Serbisë, në kualifikueset e Kupës së Botës, ndërsa më pas kuqezinjtë do të zhvillojnë një miqësore në “Air Albania” kundër Jordanisë.

Braziliani ka thirrur 25 lojtarë, ku risia më e madhe është Klisman Cake, mbrojtësi i Shkëndijës së Tetovës, i cili vjen pas paraqitjeve të shkëlqyera në Conference League. Ky është debutimi i tij me Kombëtaren e madhe, pas eksperiencës me U-21.

LISTA E PLOTË

Portierë: Thomas Strakosha, Mario Dajsinani, Simon Simoni

Mbrojtës: Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj, Naser Aliji, Ardian Ismajli, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Arlind Ajeti, Klisman Cake

Mesfushorë: Ylber Ramadani, Juljan Shehu, Kristjan Asllani, Medon Berisha, Qazim Laçi, Adrion Pajaziti, Nedim Bajrami, Arbër Hoxha, Jasir Asani

Sulmues: Armando Broja, Myrto Uzuni, Rey Manaj, Mirlind Daku

Kuqezinjtë do të nisin grumbullimin më 6 tetor në Tiranë, ku do të përgatiten për sfidën historike ndaj Serbisë, e cila do të zhvillohet më 11 tetor, ora 20:45, në stadiumin “Gradski stadion Dubočica” në Leskovac. Tre ditë më pas, më 14 tetor, në orën 19:00, në “Air Albania”, Shqipëria do të presë Jordaninë në një test miqësor.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit