Kalimtarëve në Sarandë iu rrezikohet jeta nga kabllot e rëna në rrugë, OSHEE asnjë reagim

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.10.2025, 10:41

Qytetarët që kalojnë në rrugën "Mitat Hoxha" në qytetin e Sarandës po përballen me një rrezik serioz për jetën dhe sigurinë e tyre. Kabllot e elektricitetit, të cilat kanë rënë në mes të rrugës po shkaktojnë një kërcënim serioz për kalimtarët, sidomos tani që shiu ka filluar.

Prej më shumë se një jave, kabllot janë të palidhura dhe në rrugë, duke u bërë një pengesë për ata që kalojnë dhe që mund t’i shkelin pa i parë, duke përfshirë fëmijë dhe të moshuar.

Situata është e rrezikshme, pasi kabllot e energjisë elektrike janë të lidhura me tension të lartë dhe mund të shkaktojnë aksidente fatale, veçanërisht gjatë kushteve të motit të keq. Nëse ndonjë individ shkel këto kabllo, mund të ndodhin pasoja të rënda, ndërkohë që kalimtarët, sidomos në shi, mund të mos i shohin ato.

Banorët kërkojnë një zgjidhje urgjente, për të parandaluar rrezikun që mund të përfshijë jetën e qytetarëve të pafajshëm.

Bashkia dhe OSHEE duhet të ndërhyjnë menjëherë për të pastruar rrugën dhe për të rregulluar kabllot, për të parandaluar çdo aksident të mundshëm.

Denoncimi i qytetarit:

“Përshëndetje! Po ju nis këtë shqetësim Nëse dëshironi mund ta publikoni

Punonjësit e keshit ( leshit) që ju futin në burg po nuk i paguani Dritat, duhet ti hapin syçkat mos të flënë gjumë të papërgjegjshmit, se po i zë korenti njerëzit e pafajshëm që kalojnë në rrugë,

Dhe pikërisht tek rruga Mitat Hoxha në qytetin e Sarandës përpara Vila Dior kabllot e elektrikut kanë rënë në mes të rrugës dhe i shkelin njerëzit që nuk i shohin në mes të shiut, Nuk i bëra foto sepse nuk e kisha telefonin me vete, Por është krim nëse do ti shkel ndonjë fëmijë ata tela në mes të rrugës.

Po ta shkel ndonjë fëmijë apo plak pa dashje tani që bie shi këtu do jetë keq. Po ky është realiteti i hidhur shqiptar. Kanë më shumë se 1 javë telat atje. Po tani qe filloi shiu janë rrezik për kalimtarët në rrugë atje

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit