Një aksident rrugor është regjistruar në Rrugën e Kombit, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur. Si pasojë e aksidentit, është plagosur drejtuesi i mjetit.
I lënduari është transportuar fillimisht në Urgjencën e Spitalit Rajonal të Kukësit për ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore, ai është dërguar më pas drejt Tiranës për një trajtim më të specializuar.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit. Autoritetet u bëjnë apel drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit, veçanërisht në segmentet problematike të rrugës.
