Një mesazh denoncues i ardhur nga qytetarët ngre akuza ndaj kryetarit të Bashkisë së Kavajës. Sipas tyre, ndërsa rrugët dhe lagjet e qytetit janë zhytur në baltë e mungesë investimesh, kreu i bashkisë është parë duke festuar në Oktoberfest, mes gotave me birrë.
“Kryetari i bashkisë Kavajë duke u dehur në Oktoberfest, ndërsa qytetarët u mbytën nga zhuli e balta. Fotoja është bërë sot paradite”, shkruan qytetari, i cili ka dërguar edhe pamjet përkatëse.
Ky denoncim vjen në një kohë kur banorët e Kavajës ankohen çdo ditë për mungesë investimesh në infrastrukturë, përmbytje pas reshjeve dhe gjendje të mjerueshme të rrugëve. Ndërsa realiteti në terren është i rëndë, fotoja e kryebashkiakut mes festimeve jashtë vendit ka shkaktuar indinjatë dhe reagime të ashpra.
Qytetarët kërkojnë përgjegjësi dhe i bëjnë apel institucioneve të shohin nga afër situatën në Kavajë, ku sipas tyre paratë e taksave nuk po kthehen në shërbime, por po shpenzohen për luks dhe festa personale.
Një pyetje ngrihet natyrshëm: Kush do të kujdeset për qytetarët e zhytur në baltë, ndërsa kryebashkiaku “zhytet” në birrë?