“Chicken Nuggets te Burger Kingu si gurë, u helmuam”

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.10.2025, 19:13

Siguria ushqimore në Shqipëri mbetet një pikëpyetje e madhe, pavarësisht se autoritetet përditë na premtojnë standarde “evropiane”. Një rast tjetër që lidhet me këtë çështje është denoncuar nga një qytetar për JOQ Albania, i cili bashkë me shokun e tij ishte duke konsumuar “chicken nuggets” te Burger King në kryeqytet, te qendra Toptani.

Në vend të një vakti të shpejtë dhe “të shijshëm”, dy të rinjtë u përballën me një surprizë tronditëse nuggets-ve ishin gurë të fortë. Njëri prej tyre u detyrua të ndalonte menjëherë ushqimin, ndërsa tjetri madje nisi të vjellë pas konsumimit.

Ky rast ngre edhe njëherë alarmin për nivelin e sigurisë ushqimore në vend. Në një kohë kur restorantet dhe lokalet e mëdha ndërkombëtare reklamohen si shembull i higjienës dhe kontrollit, qytetarët përballen me episode që rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e tyre.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit