Braktisi Shqipërinë, Bajrami grumbullohet me Zvicrën

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 02.10.2025, 17:52

Trajneri i kombëtares së Zvicrës, Murat Yakin, ka publikuar listën e lojtarëve që do të jenë pjesë e sfidave të tetorit në kuadër të kualifikueseve të Kupës së Botës. Helvetët do të përballen fillimisht me Suedinë më 10 tetor në transfertë dhe më pas, më 13 tetor, do të udhëtojnë drejt Sllovenisë.

Në listën prej 24 futbollistësh bien në sy tre emra me origjinë shqiptare. Përveç kapitenit të skuadrës, Granit Xhaka, dhe sulmuesit Andi Zeqiri që është pjesë e rregullt e ekipit, për herë të parë me fanellën e Zvicrës është thirrur edhe mbrojtësi Adrian Bajrami. Ky i fundit vetëm një muaj më parë u shkëput nga përfaqësuesja e Shqipërisë, duke zgjedhur t’i bashkohet “helvetëve”.

Zvicra ka nisur në mënyrë perfekte rrugëtimin drejt Botërorit, duke kryesuar Grupin B me 6 pikë në dy ndeshje, 7 gola të shënuar dhe asnjë të pësuar. Sfida me Suedinë pritet të jetë një test i vështirë, ndërsa përballja me Slloveninë do të tregojë nëse skuadra e Yakin do të ruajë hapin e lartë që ka treguar në start.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit