Disa dasmorë të gëzuar nuk kanë mundur t’i mbajnë emocionet vetëm brenda sallës së dasmës, por i kanë shpërthyer në rrugë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e Laprakës, ku qeflinjtë kanë zbritur mes trafikut për të kërcyer e kënduar, duke e kthyer rrugën në një 'sallë' dasmash.
Pamjet e dërguara pranë redaksisë tonë tregojnë se dasmorët nuk kanë ngurruar të ndalojnë qarkullimin, teksa me këngë e valle festojnë sikur të ishin në mes të një sheshi publik. Ndërsa disa qytetarë e morën mesportivitet duke shkruar për redaksinë tonë "Me trashëgime çiftit", të tjerë u zemëruan nga bllokimi i rrugës dhe kaosi i krijuar.
Ky nuk është rasti i parë që rrugët e Tiranës shndërrohen në “skena dasmash” spontane, duke ngritur sërish pyetjen e përhershme: gëzimi popullor ku mbaron dhe nis shkelja e rregullave të qarkullimit?