Largimi i mbishkrimit ‘Kosovska Mitrovica’ në Mitrovicë të Veriut

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.10.2025, 13:41

Mëngjesin e 2 tetorit, Komuna e Mitrovicës së Veriut, përkatësisht Drejtoria e Inspeksionit ka larguar mbishkrimin “Kosovska Mitrovica” të shkruar me shkronja cirilice.

Tani është në proces vendosja e një tabeleje të re, me stemën e Komunës.

“Po largohen shkronjat cirilic e po vendosen shkronjat latine si dhe llogo e komunës”- tha Visar Syla, shefi i kabinetit të Erden Atiq.

Sipas Sylës ky nuk është aksioni i vetëm i ndërmarr sot nga Komuna.Edhe në palestrën e qytetit po bëhen disa ndyshime.

“Në palestër po zëvendësohen uleset, po largohen ato me ngjyra të Serbisë e po zëvendësohen me uleset me ngjyra te qytetit, gjelbër dhe bardhë”- theksoi Syla.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit